Futbollistët arrijnë në Shkup, Maqedonia të enjten përballet me Armeninë, bileta 300 denarë

TË FUNDIT

Futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë mbrëmë kanë arritur në Shkup, ku do të bëhen gati për ndeshjet kualifikuese për plasman në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Katar në vitin 2022.

Të enjten në Shkup, Maqedonia përballet me Armeninë në kuadër të xhiros së 4 të grupit J, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e debutuese për trajnerin Bllagoja Milevski.

Më pas të dielën vijon ndeshja me Islandën dhe me Rumaninë më 8 shtator. Nga tre ndeshjet e zhvilluara deri tani Maqedonia është në vendin e dytë në grup, me 6 pikë.

Federata e futbollit tashmë i kë lëshuar në shitje biletat për ndeshjet me Armeninë dhe Rumaninë, me çmim prej 300 denarë. Kapaciteti në stadiumin “Toshe Proeski” është i kufizuar për shkak masave antikovid në përputhje me protokollet e UEFA-s./TV21