Fund apo fillim i krizës politike? Vetëm 327 bullgaro-maqedonas kanë votuar në zgjedhje

TË FUNDIT

Me 66 mandate deputetësh Bojko Borisov fitoi edhe në zgjedhjet e radhës parlamentare, të cilat ishin të shtatat në tre vitet e fundit. Vetëm 37,5% të votuesve kanë vendosur që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Do të mundohemi të bëjmë një simulim, kush me kë do të hyjë në koalicion, si mund të formohet Qeveria e re në Bullgari dhe nëse mund të formohet. Krahasimin e parë do ta bëjmë nëse dy partitë që janë në vendin e parë dhe të dytë mundohen që të bëjnë koalicion. GERB dhe Vazhdojmë me ndryshimet, kanë nga 66 dhe 36 mandate ose gjithësej 102 deputet, që nuk mjaftojnë për të formuar qeveri të re. Opsioni tjetër që ndoshta është aktual dhe duhet të bëhet krahasim është e ashtuquajtura Qeveri pakicash ose të gjithë të tjerat përveç dy të parat në listë. 138 arrin numri i deputetëve ku mund të fitohet nga të gjithë partitë tjera politike dhe kjo do të thotë se kjo është e mundshme nëse mandatin e dytë për formimin e Qeverisë Rumen Radev ia jep këtyre partive”, raporton Jovica Paunoski – gazetar TV21.

Rezultatet në Daily Click i analizuam me ish ambasadorin në Sofje Marjan Gjorçev.

“Liderët e elitave politike nuk u japin shpresë qytetarëve bullgarë se do të arrijnë kësaj here të formojnë qeveri politike ndërsa besimi i qytetarëve të Bullgarisë është në ngecje, ata nuk interesohen për rezultatin e zgjedhjeve”, tha Marjan Gjorçev – ish-ambasador në Bullgari.


Zgjidhjen, Gjorçev e sheh në shfaqjen e një lojtari të ri.


“Të pritet ndonjë lojtar i madh, në këtë situatë të fragmentuar, lojtari i madh do të jetë Rumen Radev për shkak se reputacioni i tij është në mënyrë bindëse mbi të gjitha reputacionet e tjera”, potencoi ish-ambasadori në Bullgari Marjan Gjorçev.

Në Maqedoni në pesë vendvotime kanë votuar 327 bullgarë.

“Sipas meje është e çuditshme. Nëse në Republikën e Maqedonisë keni klube bullgare, shoqata bullgare që punojnë prej vitesh, keni parti politike që mund të agjitojë, dihet se këta janë qytetarë maqedonas me vetëdije bullgare, kryetari është Petar Kolev, njeri i cili është i njohur në opinionin maqedonas, ai mund të agjitojë, t’i motivojë qytetarët maqedonas se janë me vetëdije bullgare, të votojnë, pse nuk e bëjnë këtë, unë nuk e di. Unë mendova se kësaj here do të ketë të paktën 3000 qytetarë bullgarë që do të votojnë, gjë që nuk është tregues i mirë për disponimin e qytetarëve maqedonas me vetëdije bullgare”, potencoi Marjan Gjorçev – ish-ambasador në Bullgari.

Rezultati nga zgjedhjet e reja do të duhet të japin përgjigje pyetjes kryesore- a do të mbarojë kriza politike dhe seria e zgjedhjeve të parakohshme ose përkundrazi- problemet do të thellohen edhe më shumë.