FSK-ja futet gabimisht në veri

TË FUNDIT

Automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)  kanë hyrë sot gabimisht në Mitrovicë të Veriut.

Kështu ka konfirmuar për portalin rtv21.tv  ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani

Sipas tij automjetet e FSK-së kanë kaluar nëpër një pikë karburanti, e më pastaj janë kthyer mbrapa, kur kanë kuptuar se janë futur gabimisht.

“Diku para orës 11.00 në afërsi të stacionit Policor në Mitrovica Veri janë parkuar disa automjete të FSK-së. Kur atyre iu është afruar Policia, të njëjtit kanë thënë se e kanë ngatërruar rrugën. Policia i ka përcjell nga ai vend deri te Kërshi i Dudës”, tha ai.

Lidhur me rastin ka folur dëshmitarë për Kossev.

“Në fillim nuk i pamë se çfarë lloj automjetesh ishin, menduam se ishin automjete të KFOR-it, por shumë shpejt pamë logon e FSK-së dhe automjetet në trafik filluan të binin boritë”, kanë thënë ata,

Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s. Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.