Një 28-vjeçare, e cila nuk është identifikuar, mbërriti në Sydney nga Los Angeles me një armë zjarri për të cilën nuk kishte leje. për këtë arsye ajo rrezikon të dënohet me 10 vite burg.
Fotot e publikuara nga Forca Kufitare Australiane (ABF) treguan një skanim në aeroport të bagazhit të gruas, duke zbuluar armën e zjarrit brenda çantës së saj. Një foto e dytë tregonte pistoletën pas hapjes së çantës, ku duket arma e saj e larë me ar.
Zyrtarët thanë se gruaja 28-vjeçare u akuzua dhe doli përpara Gjykatës Lokale të Downing Center të hënën, ku mori lirimin me kusht.
Ajo gjithashtu mund të përballet me anulimin e vizës dhe largimin nga Australia, në pritje të rezultatit të procesit gjyqësor.
Pasagjerët e linjës ajrore në fluturimet e brendshme në SHBA mund të udhëtojnë me armë zjarri në një çantë të kontrolluar kur ato shkarkohen dhe mbyllen në një kuti. Udhëtarët duhet gjithashtu janë të detyruar t’u tregojnë përfaqësuesve të linjës ajrore se ata synojnë të udhëtojnë me armë gjatë kontrollit.
Në një deklaratë, një zyrtar i ABF tha se teknologjia e sofistikuar e zbulimit kishte ndihmuar në ndalimin e një arme të rrezikshme nga hyrja në vend.
