Përmbytjet e mëdha që kanë goditur Rumaninë lindore kanë shkaktuar vdekjen e tre personave të moshuar, dëmtimin e mijëra shtëpive dhe evakuimin e qindra banorëve. Katër helikopterë janë angazhuar në kërkim të banorëve të bllokuar, njoftuan autoritetet të hënën.
🚨 This evening in Suceava County, Romania, torrential rain triggered flash floods, hitting hard in Broșteni, Holdița, Găinești, and Doroteia, with severe flooding and storm damage reported across the region. pic.twitter.com/RSnaNztzNY
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) July 27, 2025
Rreth 25 fshatra në nëntë qarqe u prekën nga reshjet e dendura dhe erërat e forta, të cilat shkulën çatitë, rrëzuan pemë dhe bllokuan trafikun në disa rrugë kombëtare, sipas Agjencisë së Reagimit ndaj Emergjencave.
Pamjet e publikuara nga agjencia tregojnë shtëpi dhe makina të rrëmbyera nga ujërat, ndërsa punonjësit e shpëtimit kontrollonin automjetet për viktima të mundshme.
Suceava,Broșteni-Neagra 🌧️ 28 iulie
— Travel to România (@Travel_2Romania) July 28, 2025
⚠️Peste 150 litri/mp‼️
⚠️Au fost emise 8 avertizări nowcasting,cod roșu ploi abundente&vijelii în județele: Suceava,Botoșani,Neamț
⚠️ 2 Avertizări nowcasting,cod roșu de inundații
⚠️ A plouat în 12 ore cât pt aproape 2 luni
📷Meteoplus pic.twitter.com/Gz5esqBD8o
Qarqet më të goditura ishin Neamț dhe Suceava, ku dy lumenj dolën nga shtrati, duke shkaktuar vdekjen e një burri 66-vjeçar dhe duke detyruar qindra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Të gjitha rrugët hyrëse drejt fshatit Broșteni në qarkun Suceava u bllokuan.
Më vonë, Agjencia e Emergjencave bëri të ditur se edhe dy gra, përkatësisht 85 dhe 83 vjeçe, humbën jetën si pasojë e përmbytjeve. Në një rast, zjarrfikësit u detyruan të përdornin një ekskavator për të nxjerrë trupin e njërës prej tyre nga shtrati i një lumi.
This morning’s images show damage caused by severe flooding yesterday in Broșteni, Suceava County, Romania. pic.twitter.com/YX8mtG0AYC
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) July 28, 2025
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Ujërave, disa lumenj në zonën e prekur kanë arritur nivele rekord të larta uji.
