Francë/Covid-19: Nga një pacient i ri në në çdo 30 sekonda, në kujdes intensiv – në çdo tre minuta

TË FUNDIT

Numri i personave që trajtohen në spitalet në Francë për shkak të Covid-19 tani është më i lartë se në pikun e mëparshëm në prill. Këtë e deklaroi sot kryeministri francez Zhan Kasteks.

“Momentalisht kemi më shumë se 32.000 pacientë të infektuar me Kovid-19 në spitale”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Kasteks shtoi se nga një rast i ri me Kovid pranohet në spital në çdo 30 sekonda dhe nga një në kujdes intensiv në çdo tre minuta.