Franca u bën thirrje qytetarëve që sërish të mbajnë maska mbrojtëse në transportin publik

TË FUNDIT

Francezët do të duhet sërish të fillojnë të mbajnë maska në vende ku ka shumë njerëz, posaçërisht në transportin publik, pasi Franca po lufton me valën e re të infektimit me Kovid-19, deklaroi mbrëmë ministrja e Shëndetësisë, Brizhit Boruginjon.

“Nuk them se duhet të jetë e obliguar, por kërkoj nga populli i Francës të vendos maska në transportin publik. Jo vetëm se e rekomandoj, ju lutem ta bëni këtë, duke shtuar se maskat përsëri duhet të mbahen në ambiente të mbyllura, siç janë vendet e punës dhe shitoret”, tha ajo për Er-Te-El, duke shtuar se kjo është “obligim qytetar”.

Franca regjistroi 17.601 raste të reja të infektimit me koronavirus gjatë 24 orëve të kaluara, që është numri më i madh nga 18 prilli.