Franca planifikon të dëbojë 231 persona të dyshimtë për bindje ekstreme fetare

TË FUNDIT

Franca ka për qëllim të dëbojë 231 të huaj nga lista qeveritare me persona, për të cilët dyshohet se kanë bindje ekstreme fetare, deklaroi një burim nga sindikata e policisë për mediumet britanike, dy ditë pasi një çeçen ia preu kokën një arsimtari në Paris.

Mediumet britanike përkujtojnë se Qeveria centriste e presidentit Emanuel Makron është në prsion të partive konservative dhe të djathta ekstreme që të ndërmarrë qëndrim më të fuqishëm lidhur me këtë çështje. bsh/