Përballje e ashpër mes Spanjës dhe Francës. Vetëm 9 minuta që nga fillimi i ndeshjes Kolo Muani arriti që të shënoi golin e parë të ndeshjes duke e kaluar ekipin e tij Francën në epërsi, përcjell TV21.
Një aksion perfekt i djemve të Didier Deschamps është finalizuar më së miri nga “ylli” i PSG, Randal Kolo Muani, i cili pasi merr një krosim nga Kylian Mbappe dërgon topin në rrjetën e Unai Simon. Rezultati shkon në 0 me 1.