Franca hoqi kufizimet anti-Covid

TË FUNDIT

Franca ka hequr kufizimet, pasi këtë të hënë ka hapur procesin e vaksinimit anti Covid për të gjithë të rriturit. Ndërkohë kujtojmë se deri më tani të drejtën për tu vaksinuar e kishin të gjithë shtetasit, mbi 50 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe punëtorët me profesione më të ekspozuara ndaj virusit.

Në total, 25.4 milionë njerëz në Francë e kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës, që do të thotë rreth 38 për qind e popullatës.

Ndërkohë qeveria shpreson që 76.7 milionë vaksinat që pritet t’i sigurojë në qershor, do ta ndihmojnë atë për të përmbushur kërkesat.

Vaksinat AstraZeneca dhe Johnson&Johnson janë në dispozicion vetëm për personat mbi 55 vjeç, pasi një numër i vogël njerëzish, që janë vaksinuar me këto vaksina, kanë pësuar mpiksje gjaku.

Franca përdor edhe vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna. Ndëkaq kujtojmë se Franca është një ndër vendet më të goditur nga pandemia në Evropë kumbi 5.7 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 109,000 kanë humbur jetën.

Ndërkohë një tjetër vend që pritet të heqë kufizimet është dhe Gjermania, duke filluar nga 7 qershori.