Franca hidhet në gjyq për mossukses në luftën kundër ndryshimeve klimatike

TË FUNDIT

Arkitektët që ishin shumë krijues dhe jo shumë logjikë

Arkitektura, si disiplinat e tjera është art, sepse kërkon shumë krijimtari dhe imagjinatë. Sidoqoftë, ndonjëherë, dizajnet e konstruksioneve të...

Fauci: Mbajtja e dy maskave është më efektive

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, tha të hënën se mbajtja e...

Opozita shqiptare është duke përgatitur Ligj të ri për lojërat e fatit

Depuetit i koalicionit AAA-ASH, Skender Rexhepi nëpërmjet emisonin Click Plus bëri të ditur se opozita shqiptare është duke përgatitur...

Rasti Monstra! Gjykimi i njëjtë si në kohën e VMRO-DPMNE-së, si në këtë të LSDM-së, thotë Skender Rexhepi nga Alternativa

“Tash LSDM e shihte rastin “Monstra” tash e tregon një LSDM që është e ngjashme me VMRO-në. Me një...

BDI bën teatër kur Mexhiti në Kuvend del dhe kritikon bashkëpartiakun Grubi, thotë Skender Rexhepi

Skender Rexhepi, nga Alternativa në emisionin Click Plus në TV21, thotë se BDI bën teatër kur deputeti Izet Mexhiti...

Katër organizata joqeveritare shpresojnë se sot  në seancën e parë para  Gjykatës Administrative në Paris do ta dëshmojnë mossuksesin  e shtetit francez në luftën kundër ngrohjes globale, prejse për padinë e tyre morën mbështetje  nga më shumë se dy milion qytetarë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Dy vjet pas fillimit të kësaj procedure, të shoqëruar me 2,3 milion nënshkrime në peticionin e paparë deri tani përmes Internetit,  katër organizatat joqeveritare – Notër Afer, Grinpis Francë, Fondacioni Nikolla Hulot dhe Oksdam Francë – para Gjykatës Administrative në Paris  do të gjenden përballë përfaqësuesve  të shtetit.

“Nëse “aferën e shekullit”, siç quhet lënda  në shtypin francez e fitojnë  OJQ-të, ky do të jetë vendim historik për drejtësinë klimatike në Francë. Kjo mund ta vë politikanin  para kontradiktave të tij  ekologjike: shumë fjalime dhe shumë pak akte, tregon Sesilija Rinaudo, koordinator i Notër Afer.

“Dënimi i një shteti për mosveprim ndaj klimës  do të ishte historike, dhe jo vetëm në Francë”, konsideron Sesil Duflot, drejtor ekzekutiv i Oksfam Francë,  duke e theksuar paralelen me aferën Urgenda, e cila u bë model  për rritjen e mëparshme të fuqisë së drejtësisë klimatike.

Në dhjetor të vitit 2019, Gjykata Supreme e Holandës i urdhëroi Qeverisë holandeze t’i zvogëlojë  emisionet e gazrave të qelqit në vend për të paktën 25 për qind deri në fund të vitit 2020.

Vendimi përfundimtar i drejtësisë franceze nuk do të bëhet menjëherë. Sot do të prezantohen konkluzionet e raportuesit të gjykatës.

Qeveria i hodhi poshtë akuzat për joaktivitet, duke e theksuar veçanërisht  ligjin për klimë energjetike nga viti 2019, i cili “i përforcon  qëllimet klimatike”, me qëllim për neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050 ose rënie të konsumit të energjisë për 40 për qind nga lëndët djegëse  fosile deri në vitin 2030. Por, në dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli Shtetëror (Gjykata Supreme Administrative), në vendimin e tij,  të cilin mbrojtësit e planetit  e përshkruajtën  si “historik”, theksoi se Franca, e cila ka premtuar se  do t’i zvogëlojë  emisionet e tij për 40 për qind deri në vitin 2030 në krahasim me vitin 1990, i tejkaloi buxhetet për karbon që i vendosi për vehten.

Gjykata më e lartë administrative franceze, e ftuar nga komuna Grand-Sint, e cila konsideron se i kërcënohet  me zhytje të bregut verior i dha shtetit tre muaj t’i arsyetojë  veprimet e tij në lidhje me zvoglimin e emisioneve të CO2.

TË NGJAJSHME