Franca do të shpërblejë me shtetësi në procedurë të shpejtë punonjësit e huaj shëndetësor

TË FUNDIT

Franca do të shpërblejë punëtorët e huaj shëndetësorë dhe të huajt e tjerë që punojnë në vijat e frontit në luftën kundër pandemisë Kovid-19 duke u siguruar atyre shtetësinë nën një procedurë të shpejtë për ata që do të kërkojnë.

Sipas udhëzimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, zyrtarët rajonalë duhet t’u japin përparësi aplikimeve për shtetësi nga të huajt që janë të përfshirë aktivisht në përpjekjet kombëtare kundër epidemisë që ka gati 31,000 vdekje në Francë.

Udhëzimet thonë se të huajt që janë të përkushtuar dhe të guximshëm në përpjekjet e tyre kundër koronavirusit mund të marrin shtetësinë për dy vjet në vend të pesë të zakonshme për shkak të shërbimeve të tyre të konsiderueshme ndaj shtetit.

Në dokumentet përmenden në mënyrë specifike punonjësit e shëndetit. Udhëzimet nuk përmendin sa njerëz mund të përfitojnë nga kjo zgjidhje./MIA