FOTO/ Ustabashi lojtari më i mirë i javës së 36-të, F.C. Shkupi dominon 11-tëshen e më të mirëve

TË FUNDIT

E përditshmja sportive maqedonase, Sportmedia ka publikuar 11-tëshen më të mirë të xhiros së 36-të dhe të fundit në të cilën u vendos se cili ekip do të paraqitet në arenën ndërkombëtare dhe cili jo.

Sipas sportives maqedonase, lojtari i javës është sulmuesi i Shkupit, Berat Xhonatan Ustabashi, i cili shënoi dy gola shumë të rëndësishëm në ndeshjen kundër Rabotniçkit.

Golat e Ustabashit në minutat e fundit, Shkupit i siguruan matematikisht paraqitjen në arenën ndërkombëtare, pasi që mundën kundërshtarin direkt.

Përpos Ustabashit, në 11-tëshen më të mirë të javës nga ekipi i F.C. Shkupit, janë edhe Besar Iseni, Filip Ristovski, portieri Selajdin Mustafi dhe Artan Veliu, i cili i asistoi dy herë Ustabashit.

Në 11-tëshen më të mirë, përpos lojtarëve të Shkupit, ishin edhe Emran Ramadani nga Renova, Duranski dhe Bllagojeviç nga Sileksi, Juan Felipe nga Vardari dhe Dimov nga Akademija Pandev.