FOTO/ Shkatërrohet Teatri i Mariupolit, mbeten ende të ngujuar civilë

TË FUNDIT

Është shkatërruar teatri i Mariupolit. Grupi i parë i civilëve që ishin strehuar në bodrumin e tij, kanë arritur të dalin nga atje, ka bërë të ditur komisionerja për të drejtat e njeriut, Lyudmyla Denisova.

Deri më tani, 130 njerëz të cilët ishin strehuar në bodrumin e teatrit, janë shpëtuar, por kjo është vetëm një e dhjeta e atyre që ende janë bllokuar brenda, bëjnë të ditur autoritetet ukrainase të shpëtimit, përcjell TV21.

Rreth 80% e ndërtesave në qytetin port strategjik janë dëmtuar ose shkatërruar. Këto janë pamjet e fundit të teatrit të shkatërruar, të cilin premtoi se do ta rindërtojë së shpejti Qeveria Italiane.