Qeveria me masë të re për karburantet, Mickoski: Do ta ulim TVSH-në nga 18% në 10%

TË FUNDIT

Qeveria sot do të mbajë seancë në të cilën pritet të miratojë një masë të re për zbutjen e rritjes së çmimeve të karburanteve – uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski.

Njoftimi vjen para korrigjimit të nesërm të çmimeve të karburanteve nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Mickoski thotë se me masën e re Qeveria pret ulje të çmimit të dizelit.