Kuvendi sot i është kthyer normalitetit, që pas paraqitjes së virusit Covid-19.
Deputetë, kanë zënë vendet e tyre në sallën “Maqedonia”. Por, edhe pse pa distancën fizike prej 2 metrash, sërish mbajnë maska.
Maskë mban edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi, raporton TV21.

Kujtojmë, se deputetët tanimë janë vaksinuar, por kushte për të ndjekur seancat plenare nga galeria, kanë edhe gazetarët dhe kameramanët. Të njëjtëve u kërkohet certifikatë anti-Covid, se kanë marrë dy doza të vaksinës ose se posedojnë antitrupa, si dëshmi se kanë kaluar sëmundjen.
Gazetarët që kur është paraqitur virusi Covid-19, nuk kanë mundur t’i ndjekin seancat me prani fizike, por vetëm nga transmetimi në servisin publik./TV21


