Forcat ruse vrasin një gazetar amerikan në Ukrainë

TË FUNDIT

Gazetari Brent Renaud, 51 vjeç sot është qëlluar për vdekje nga forcat ruse në Irpen të Ukrainës, përcjell TV21. Raportohet se forcat ruse hapën zjarr mbi një makinë pranë Irpin. Një tjetër gazetar është dërguar në spital për trajtim pas sulmit.

Brent Renaud është ish gazetar i The New York Times, ndërkaq sipas shtëpisë mediatike, ai aktualisht nuk ka qenë i angazhuar për të raportuar nga Ukraina.