Forcat e NATO-s do të mund të kalojnë shumë më shpejtë nëpër Korridorin 8! Në Uashington u nënshkrua marrëveshja mes Italisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë

TË FUNDIT

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski së bashku me kolegët nga italia, Shqipëria dhe Bullgaria, Guido Kroseto, Niko Peleshi dhe Atanas Zaprijanov, dje në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington kanë nënshkruar Letër të Qëllimit për vendosjen e korridorit të harmonizuar për mobilitet ushtarak në kuadër të Korridorit panevropian VIII, për nevojat e Aleancës.

Kjo, siç kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes, është dokumenti i parë ndërkombëtar, i nënshkruar nga ana e qeverisë së re.

Qëllimi i kësaj iniciative është të mundësohet rrjedhje më e shpejtë e forcave ushtarake dhe pajisjes së Aleancës përmes thjeshtëzimit të procedurave për vendkalimin kufitar, posaçërisht në kushte të krizës.

Me nënshkrimin e Letrës së qëllimeve po ndërmerren hapa, të cilat në mënyrë të konsiderueshme do ta rrisin efikasitetin e logjistikës ushtarake dhe operacioneve, në rast të nevojës. Po ashtu, projekti do të kontribuojë për avancimin e koordinimit mes vendeve nënshkruese, si dhe infrastrukturën përgjatë Korridorit, e me çka do të mundësohet edhe qasje më e lehtë drejt poligonit ushtarak Krivollak.

Korridori do të shtrihet nga Italia, përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë, deri te Bullgaria, me mundësi për zgjerim.

Kjo iniciativë është kontribut praktik drejt përpjekjeve të Aleancës për përforcimin e përgjigjes dhe mbrojtjes së tërë territorit, kontribut për përforcimin e mobilitetit ushtarak në Evropë, si dhe ndaj përforcimit të bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së, thuhet në kumtesën e MM-së.