Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi për korrigjime të mundshme “kaotike” në çmimet e banesave në Evropë, derisa rajoni lufton ta frenojë inflacionin e lartë.
Në projeksionet e saj të fundit ekonomike rajonale për Evropën, FMN-ja theksoi se në disa tregje evropiane të patundshmërive tashmë është në vijim një korrigjim në rënie të çmimeve, por se rënia e tyre mund të përshpejtohet pasi bankat qendrore rrisin në mënyrë shtesë normat e interesit.
“Korrigjimet e parregulluara në tregjet e patundshmërive mund të ndodhin edhe madje nëse shmangen vështirësitë më të gjera financiare. Korrigjimi i tregjeve të patundshmërive tashmë është në vijim në disa vende evropiane, për shembull në Republikën Çeke, Danimarkë, si dhe në Suedi, ku çmimet e patundshmërive të banesave kanë rënë për më shumë se gjashtë për qind në vitin 2022,” theksohet në kumtesën e FMN-së.
Alfred Kammer, the Director of the European Department, explains the region's resilience and its current and looming challenges in our latest video.
— IMF Europe Office (@IMFinEurope) April 28, 2023
Read the Regional Economic Outlook here: https://t.co/3aqgB3Sjm7 pic.twitter.com/YbEX6T1Gce
“Rënia e çmimeve të patundshmërive mund të përshpejtohet nëse tregjet i llogarisin rreziqet e inflacionit dhe nëse kushtet financiare shtrëngohen më shumë se sa pritej. Një rënie e tillë e çmimeve do të kishte efekte negative ndaj amvisërive dhe bilanceve të bankave”, shtojnë nga atje.
Pagesat e hipotekave, gjithashtu mund të rriten pasi bankat qendrore i rrisin normat e interesit në përpjekje që ta ulin inflacionin. Si rezultat i kësaj, mbajtësit e hipotekave mund të kenë më pak të ardhura në disponim për shpenzim, ndërsa në disa raste madje arrijnë në pikën ku nuk mund t’i shlyejnë ato hua. Bankat, gjithashtu, do të mund të përballen me probleme, në kushtet kur nuk kthehen kreditë e marra.
Të dhënat e shërbimit statistikor evropian Eurostat tregojnë rënie të çmimeve të patundshmërive banesore për herë të parë që nga viti 2015. Në tremujorin e katërt të vitit 2022, çmimet e patundshmërive banesor në BE ranë me 1.5 për qind krahasuar me tre muajt paraprak.
“Problemet e përgjithshme me çmimet e patundshmërive banesore janë të pranishme në të gjitha fushat, jo vetëm në vendet me hua më të larta dhe duhet të zgjidhen përmes mbikëqyrjes. Ata duhet të trajtohen me teste stresi, duhet të vëzhgohen me shumë kujdes”, deklaroi për CNN në Suedi Alfred Kamer, drejtor i Departamentit Evropian i FMN-së.
Në të njëjtën kohë, FMN-ja sot i bëri thirrje Bankës Qendrore Evropiane (BQE) të vazhdojë t’i rrisë normat e interesit deri në mesin e vitit 2024, ndërsa ministrave të financave të BE-së ta shtrëngojnë politikën fiskale, në një përpjekje të koordinuar për uljen e inflacionit të lartë.
Kameri në një konferencë për shtyp para takimit të ministrave të financave të BE-së dhe guvernatorëve të bankave qendrore se inflacioni shkakton shqetësimi më të madh.
“Rekomandimi ynë kryesor është të fitohet inflacioni, ndërsa kjo do të thotë se duhet të përdorim instrumentin e politikës monetare. Për BQE-në kjo do të thotë shtrëngim shtesë, shtrëngim për një periudhë më të gjatë kohore, vlerësojmë deri në mesin e vitit 2024, me qëllim që të sillet inflacioni në nivelin e synuar diku në vitin 2025”, tha Kameri.
“Inflacioni është një tatim, veçanërisht për të varfërit dhe duhet të zgjidhet”, tha Kameri.
Në mars inflacioni vjetor në 20 vendet e eurozonës ishte 6.9 për qind, por inflacioni bazë, i cili përjashton luhatjet e mëdha të çmimeve të energjisë dhe ushqimit, ishte edhe më i lartë dhe ishte 7.5 për qind.
Për uljen e inflacionit deri në qëllimin prej 2 për qind, BQE në mënyrë agresive i rrit normat e interesit, duke i rritur ato nga zero në mesin e vitit 2022 në 3.5 për qind në takimin në mars, por pak tregje presin që shtrëngimi të vazhdojë edhe pas vitit 2023.
