Vazhdon tradita e Karnavalit në Vevçan. Maskat, muzika dhe vallja mbizotërojnë sot dhe nesër në këtë fshat. Nëpërmjet maskave dhe pankartave kritikojnë politikën, fenomenet dhe ato që kanë ngjarë gjatë vitit që lam pas. Një ndër to ishte edhe improvizimi i një fluturakeje me mbishkrimin “Fluturojmë për në Evropë”
Ndërkaq maska e secilit mbarte një mesazh në vete.
“Bullgaria fashiste, Evropa fashiste, kjo është e gjitha”.
“Unë jam gushti i çmendur, ky është një kostum tradicional që është i rëndësishëm për bazilikën”.
“Pini verë, asgjë pini verë”.
Kryetari i Komunës së Vevçanit thotë se qëllimi i karnavalit është që nëpërmjet maskave të kujtojë qeverinë se si është dukur gjatë gjithë vitit.
“Është medium që do të kritikojë qeverinë, ajo që ka ndodhur në konotacion negativ gjatë gjithë vitit dhe ajo që nuk është e kënaqur e gjithë popullata dhe mënyra si e praktikon qeveria do ta shihni nëpërmjet maskave”- dekalroi Spase Koçoski, kryetar i komunës së Vevçanit.
I pranishëm në karnaval ishte edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, i cili sërish kërkoi nga kryeministri Dimitar Kovaçevski që të dalin dhe të ballafaqohen në zgjedhje.
Për Karnevalin Vevçanit burimet e shkruara dëshmojnë se është i vjetër të paktën 1460 vjet.
