Fluturoi pa autorizim mbi vendet europiane, Bullgaria kërkon pilotin e avionit “Beechcraft”

TË FUNDIT

Autoritetet bullgare janë në kërkim të një piloti misterioz, i cili ka fluturuar pa autorizim mbi hapësirën ajrore të disa vendeve europiane.

Forcat e mbrojtjes në vend u vendosën në gatishmëri të lartë mbrëmjen e së mërkurës, kur një avion i vogël fluturoi mbi hapësirën të saj, shkruan Euronews.

Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Boiko Rashkov deklaroi se avioni i markës “Beechcraft”, ishte nisur nga Hungaria dhe fluturoi mbi Poloni e Sllovaki.

Më pas, besohet se avioni është ulur pranë Detit të Zi, pasi kaloi për një kohë të shkurtër në Serbi dhe Rumani.

Avioni u gjet në pistën e një aeroporti privat në zonën verilindore të Buhovtsi në Bullgaro. Ajo ishte e mbuluar nga një pëlhurë gome dhe nuk kishte asnjë gjurmë të ekuipazhit.

Zyra e prokurorit në Varna të Bullgarisë lindore ka hapur një hetim në lidhje me këtë incident.