Fluturakja që shpërtheu në Zagreb brenda kishte eksploziv

TË FUNDIT

Autoritetet kroate njoftuan se fluturakja ushtarake që ra në Zagreb ka mbartur eksploziv, i cili është aktivizuar dhe ka shpërthyer.

“U gjetën gjurmë eksplozivi, ndaj na u desh të evakuonim pavijonin e studentëve aty pranë dhe të fillonim gërmimin. Nga të dhënat e deritanishme ne dimë se fluturakja nuk ra por mbante një bombë që shpërtheu. Detajet do të përcaktohen në hetimin në vazhdim ndërsa është gjetur kutia e zezë nga fluturakja që duhet të ndihmojë”, tha Mario Banozhiç, ministër i Mbrojtjes në Kroaci.

Ndryshe, fluturakja sovjetikë në Kroaci kishte fluturuar përmes Rumanisë dhe Hungarisë kurse deri më tani nuk ka informacione se cilit shtet i përket.