Përfundoi stërvitja e madhe ushtarake me emrin “FLASH26” në poligonin Krivolak, në të cilat morën pjesë rreth 1500 anëtarë të forcave të këmbësorisë së lehtë të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Ky ushtrim u monitorua nga zyrtarë të lartë të NATO-s. Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë mori nga vëzhguesit e NATO-s vlerësimin “Luftarakisht i gatshëm”. Kjo do të thotë se me këtë vlerësim, praktikisht kjo njësi këmbësorie është e gatshme të marrë pjesë në misione të NATO-s dhe gjeneralët e Aleancës mund ta përdorin nëse lind nevoja për diçka të tillë.
“Kapaciteti ynë më i madh dhe më i rëndësishëm i NATO-s, Grupimi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, fitoi statusin ‘Luftarakisht i gatshëm’. Sukses i jashtëzakonshëm, i cili është rezultat i drejtimit të qartë strategjik dhe punës së palodhur. Sukses që bazohet në një proces të qëndrueshëm dhe sistematik të planifikimit, përgatitjes, trajnimit, pajisjes dhe modernizimit të realizuar sipas standardeve më të larta të NATO-s”, tha Sasho Lafçiski-shef i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së.
“Maqedonia e Veriut është partner i fortë dhe i besueshëm i NATO-s. Që nga anëtarësimi në NATO në vitin 2020 ka përmirësim të konsiderueshëm të pozicionit mbrojtës. Investoni mbi 2% të PBB-së në mbrojtje dhe merrni pjesë në misionet e NATO-s, duke përfshirë KFOR-in dhe grupet e tjera të NATO-s. Kjo tregon përkushtim të vërtetë ndaj Aleancës dhe sigurisë sonë të përbashkët”, admirali Torsten Marks-komanda e forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli.
“Dëshmuam edhe një herë, si me prezantimin ashtu edhe me vlerësimet më të larta për njësinë e këmbësorisë së lehtë, se në NATO ekzistojnë standarde të larta për profesionalizëm, kompetencë, gatishmëri dhe përkushtim. Ekipi ynë i këmbësorisë së lehtë i plotësoi plotësisht ato”, tha Gordana Siljanovksa Davkova, presidente e RMV-së.
“Të gjithë ne ishim dëshmitarë, jo vetëm të demonstrimit të kapaciteteve, por edhe të disiplinës, saktësisë dhe profesionalizmit të vërtetë. Qemë dëshmitarë të asaj që ne si udhëheqësi vazhdimisht e themi, e që është fakti se ushtarët tanë maqedonas punojnë sipas standardeve më të larta të NATO-s”, u shpreh Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes.
