Ka 7 vite që jetojnë në Maqedoni, por sot më shumë se kurrë e ndjejnë mungesën e Ukrainës dhe nevojën për t’i ndihmuar vendit prej ku vijnë.
“Çfarë mund të bëjmë, nuk mund të rrimë dhe të qajmë. Pra nuk ka paqe në shpirt, as në vendin tonë. Bota ka ndryshuar, bota ka ndryshuar shumë. Kemi dhimbje të madhe për popullin tonë. Na shkruajnë gjatë gjithë kohës dhe na thërrasin sa kanë nevojë dhe mungesa”, tha Tatjana Urbanoviq, Shoqata Leska Ukrainase.
Duke rrëfyer për tmerrin që ukrainasit po përjetojnë që nga 24 shkurti, ata theksojnë se ndjehen të pafuqishëm që ndodhen në Maqedoni. Për ta ndihmat humanitare që po mbledhin janë më e pakta që mund të bëjnë, pasi që sipas tyre pjesën më të vështirë e kanë ukrainasit që ndodhen atje dhe luftojnë për vendin e tyre.
“Dëshirojmë që lufta të përfundojë sa më shpejt dhe të mos ketë nevojë për ndihma humanitare, por përderisa ka nevojë do të jemi të detyruar të pranojmë ndihma. Gjëja më themelore që duhet tani për Ukrainën janë fashat, ilaçet… ne kemi publikuar gjithashtu një listë të shoqatës tonë dhe në faqen time në Facebook dhe ushqim. Kjo është më e nevojshmja”, thotë Aleksandar Urbanoviq, Shoqata Leska Ukrainase.
Ndonëse shpresojnë që lufta të përfundojë sa më shpejtë, ata theksojnë se do të përpiqen të ndihmojnë deri sa të ketë nevojë,
Ndryshe, shoqata ukrainase “Leska Ukraina” numëron 200 anëtarë, ndërsa sot është dita e dytë që po mbledhin ndihma humanitare .
