Një zjarr shpërtheu mëngjesin e sotëm rreth orës 5 në një ndërtesë banimi në lagjen e Shkupit, Kisella Vodë. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer te instalimi elektrik para hyrjes së objektit. Tym i dendur dhe shpërthime të forta shkaktuan panik te banorët, të cilët e braktisën menjëherë ndërtesën.
Mes të evakuuarve kishte familje me fëmijë të vegjël, të cilët dolën jashtë vetëm me pizhame. Pas incidentit, objekti mbeti pa energji elektrike. Banorët druhen se sanimi i dëmeve mund të zgjasë një periudhë më të gjatë. Policia dhe shërbimet kompetente po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.
