Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve shqipe në RMV pas suksesit që ngadhënjeu në Budapest të Hungarisë me vend të parë tani është duke bërë përgaditjet intenzive për destinacionin e radhës për në Republikën e Turqisë gjegjësisht në Stamboll komunën Bujukćekmexhe.
Festivali Ndërkombëtar i valles në Bujukçekmexhe ka shpreh interes që ta ftoi Ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve shqipe të RMV-së ku Ansambli iu përgjigj pozitivisht kësaj ftese. Festivali i Bujukçekmexhes është konstatuar dhe përzgjedh 3 her radhazi si festivali më i mirë në botë ku krahasohet njësoj me festivalin botëror të këngës EUROSONG.
Festivali ka karakter garues dhe pjesmarrës do të jenë 25 shtete nga e gjithë bota. Nga data 28 Korrik deri 6 Gusht Ansambli do të qëndrojë në Bujukçekmexhe së bashku me ansamblet nga e gjithë bota. Përgaditjet e Ansamblit janë bërë në mënyrë intenzive dhe atmosferë pune me të gjithë artistët dhe pjesmarrësit.

