Institucionet kompetente po finalizojnë përgatitjet për sezonin e ngrohjes me qëllim të sigurohet furnizim i pandërprerë me energji termike dhe elektrike. Kjo u konstatua në takimin koordinues në Ministrinë për Energjetikë.
Në takim, përfaqësues nga EMV, MEPSO, NOMAGAS dhe kompani të tjera kyçe energjetike e informuan ministren Sanja Bozhinovska për përparimin e projekteve dhe sigurimin e energjensëve të nevojshëm. Ministrja Bozhinovska theksoi se prioritet kyç është furnizimi i qëndrueshëm për qytetarët dhe industrinë.
Ajo vendosi praktikën e takimeve të rregullta koordinuese, që është risi në sektor, me qëllim të informimit me kohë dhe koordinimit më të mirë.
