Filluan afatet për përmbajtjen e 10-të të Kuvendit, sallë e re, votim me ngritjen e dorës – protokolle të reja dhe në Kuvend

TË FUNDIT

Filluan të skadojnë afatet, 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, duhet të mbahet seancë konstituive ku do të formohet përmbajtja e dhjetë me radhë parlamentare. Më së voni, kjo gjë duhet të ndodh më 5 gusht.

Sipas rezultateve të deritanishme jo zyrtare nga KSHZ, nga 99.4% vendvotime të përpunuara, në Kuvend do të gjenden këto parti:

LSDM                  46

VMRO-DPMNE 44

BDI                      15

AA-AAA             12

E MAJTA             2

PDSH                   1

Nëse deri më 5 gusht seancën konstitutive nuk e thirr kryetari i deritanishëm i Kuvendit, Talat Xhaferi, këtë gjë do të duhet ta bëjnë vetë deputetët ndërsa me seancën do të kryesojë deputeti më i vjetër.

Pandemia me koronavirus sjell ndryshime edhe në punën e Kuvendit. Salla “Maqedonia” në të cilën deri më tani janë mbajtur seancat plenare, tani do të zëvendësohet me sallë tjetër e cila gjendjet në katin e fundit të Kuvendit dhe e cila ka kapacitet për mbi 600 njerëz. Me këtë do të sigurohet distanca e nevojshme, por pas një kohe më të gjatë do të kthehet edhe procesi i vjetër i votimit – me ngritjen e dorës, me çka do të ngadalësohet puna e Kuvendit.

Sipas informacioneve që i morëm nga shërbimet kuvendore, mediat nuk do të mund të marrin pjesë në seancat, kurse të njëjtat do të mund t’i ndjekin përmes transmetimit të drejtpërdrejtë.

Në sallën e re, më me gjasa nuk do të marrë pjesë as kori diplomatik, diçka që deri më tani ishte praktikë gjatë konstituimit të përbërjes së re parlamentare.

Pas kësaj, Presidenti i shtetit ka afat prej 10 ditësh ta japë mandatin për formim të Qeverisë, kurse mandatari brenda 20 ditëve duhet të bëjë listë me kandidatët për Qeverinë e re dhe ta shkruajë programin qeveritar për 4 vitet e ardhshme.

Në fund, Qeveria e re sërish votohet nga Kuvendi. Sipas kësaj, Qeverinë e re mund ta presim kah mesi i gushtit ose në rast se shfrytëzohen edhe ditët e fundit, kjo mund të ndodhë edhe në fund të verës.