Në nëntë shkolla të mesme në Shkup nesër do të filloj skriningu i nxënësve për Kovid-19. Në vijim të ditës së nesërme do të testohen 258 gjimnazistë, ndërsa nëpër shtet vazhdon në Berovë, Vevçanë, Krivogashtan, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Zërnovcë, Konçe, Llozov, Mogillë, Novaci, Pehçevë, Nagoriçan të Vjetër dhe Qendër Zhupë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Testimi i nxënësve, siç thuhet, do të zbatohet në hapësira të përcaktuara nga ana e shkollës, ndërsa testimi do të vazhdoj për më pak se një minutë. Po ashtu është i sigurtë dhe pa dhumbje, me marrje të shtupës në fytë dhe nga hunda.
Qëllimi i skriningut është detektimi i mëhershëm dhe eventual i bartësve asimptomatik të Kovid-19 në mes nxënësve. Me të dhënat relevante do të fitohet pasqyra e plotë e transmisionit të virusit në shkolla, në interes të fëmijëve, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe apelojnë për mbështetje të pa rezervë nga ana e prindërve pranë dhënies së pajtueshmërisë së nevojshme.
Skrinigu do të siguroj vijimësinë e sigurt të mësimit dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, thuhet në kumtesë.
