Fillon punimet kuvendi themelues i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

TË FUNDIT

Ka filluar para pak minutash punimet në hotelin “Double Tree by Hilton” në Shkup, Kuvendi themelues i Lëvizjes Demokratike, i udhëhequr nga Izet Mexhiti. Ai e themeloi këtë parti pas largimit nga BDI-ja pas 20 vjetësh dhe nga posti i nënkryetarit të kësaj partie që e mbante me vite të tëra. Fillimisht ai e nisi këtë rrugëtim me bashkepartiakët e tij në BDI, si Nevzat Bejta, Musa Xhaferi dhe kryetarin e Sarajit, Blerim Bexheti, por këta të fundit u tërhoqën dhe vendosën të kthen në partinë amë. Pas përfundimit të fjalimeve të rastit në këtë kuvend, do të ketë një prononcim për mediat edhe nga kryetari i saj, Izet Mexhiti./TV21