Fillon procedura për furnizim të testeve të shpejta, numri i rasteve të reja është në rënie graduale dhe të lehtë

TË FUNDIT

Sot fillon procedura për furnizimin e testeve të shpejta me një pjesë të buxhetit që me ribalancin mbërriti në Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërkohë 20.000 teste kanë mbërritur si donacion, 13.000 tashmë janë shpërndarë dhe përdoren në disa institucione shëndetësore në vend. Edhe 6.000 në këtë moment janë rezervë dhe kemi plan ku të shpërndahen gjatë javës së ardhshme, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencë për shtyp.

Në pajtim me analizën e Institutit për Shëndet publik, theksoi ministri, përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit në përgjithësi lëviz midis 36 dhe 41 për qind, ndërsa përqindje më të lartë – 41,2   e rasteve pozitive nga të testuarit është regjistruar më 17 nëntor, kur kishte një nunër më të madh të rasteve të reja – 1047 dhe pastaj ky numër i rasteve të reja është në rënie  graduale dhe të lehtë.

Potencoi se numri i rasteve të reja ngadalësohet pas një periudhe prej dy në katër javë rritje të papritur  të numrit të të diagnostikuarve të rinj.

“Për fat të keq është evidente rritja e rasteve të vdekjeve edhe në nivel global edhe te ne. Kjo që inkurajon është se rritet numri i pacientëve të shëruar nga trajtimi shtëpiak dhe spitalor. Konkretisht javën e kaluar përqindja e personave të shëruar në krahasim me javën paraprake është rritur për 45 për qind, ndërsa trendi i rritjes së numrit të pacientëve të shëruar vazhdon edhe gjatë kësaj jave. Mesatarja e të hospitalizuarve në dy javët e fundit është rreth 1280, ndërsa përqindja e të hospitalizuarve  ga numri i përgjithshëm në këtë periudhë është shumë afër 7 për qind”, tha Filipçe.

Theksoi se është mobilizuar edhe i gjithë kuadri   në të gjitha repartet, janë angazhuar edhe një pjesë e specializantëve privatë të cilët kanë shfaqur vullnet të përfshihen në këtë proces, si edhe një pjesë e të rinjve dhe mjekëve të licencuar të cilët kanë pasur praktikë të paguar, që për një pjesë ka përfunduar dhe bisedohet për modalitetet për punësimin e tyre në sistemin shëndetësor, ndërsa në atë punohet me Fondin për Sigurim Shëndetësor dhe Ministrinë e Financave.