Ka filluar përdorimi i testeve të shpejta për COVID-19. Këtë e ka konfirmuar mjeki Viktor Isijanovski, drejtor i Shtëpisë së Shëndet dhe anëtar i Komisionit për Sëmundje Infektive.
Shtëpia e Shëndetit – Shkup është institucioni i parë në vend që do të punojë me testet e shpejta. Bëhet fjalë për teste nga kompania Abbott, të cilët janë 99.6 përqind të saktë në rezultat, e të cilat qytetarëve u kushtojnë 1.000 denarë.
Nëse personi që testohet me këto teste është pozitiv, ai gjatë ditës njoftohet nga Instituti për Shëndet Publik, i cili më pas i nënshtrohet anketës epidemiologjike për personat me të cilët ka pasur kontakt.
Dje nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se do të arrijnë 13 mijë teste të shpejta, të cilët do të shpërndahen në të gjitha pikat për testim në vend.
