Me thirrje ” Duam drejtësi”, ” Poshtë tradhtarët” dhe “Poshtë Qeveria” ka filluar marshi protestues për të shprehur pakënaqësitë mbi rastin “Monstra”. Marshi ka filluar nga parku i Çairit dhe do të mbarojë para Prokurorisë së Përgjithshme Shkup. MPB ka njoftuar se për shkak të protestës do të ketë regjim të posaçëm në trafik që do të zgjasë tre orë.
Në fjalët përfunduese për rastin “Monstra”, prokurorja Fatime Fetai tha se Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq i kanë kryer vrasjet. Më pas Haki Aziri akuzohet se u ka ndihmuar, por pa e ditur se ata kanë kryer vrasje. E sa i përket Fejzi Azirit, prokuroria atë e akuzon për veprën se ka ndihmuar Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq që të arratisen. Për të akuzuarin Sami Luta, prokurorja Fetai tha se aktakuza është tërhequr ngase nuk ka prova.
