Mbi 250 vullnetarë zjarrfikës nga të gjitha shoqatat aktive të zjarrfikësve do t’i bashkohen përforcimit të luftës kundër zjarreve këtë verë. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, tha se këtë sezon janë të përgatitur si kurrë më parë për përballimin e zjarreve.
“Si komandant i forcave për mbrojtje dhe shpëtim, me vetëm një thirrje do të mund të angazhoj deri në 120 zjarrfikës vullnetarë, ndërsa në një situatë alarmante edhe më shumë. Në këtë mënyrë, në vend të angazhimit të pjesëtarëve të policisë dhe Armatës, do të angazhoheni ju, zjarrfikësit vullnetarë, por përmes ekipeve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, me çka në mënyrë të saktë, efikase dhe racionale do të përfshiheni në Sistemin Kombëtar për shuarjen e zjarreve”, u shpreh Stojançe Angelov – drejtor i DMSH-së, duke shtuar se “Për sa i përket gatishmërisë sonë për përballimin e zjarreve, këtë sezon jemi të përgatitur më mirë se kurrë më parë.”
