Fillon funksionimi i Transportit Publik në Tetovë

TË FUNDIT

Ka nisur funksionimi i transportit publik në Tetovë! 5 autobusë, 12 shoferë edhe administrata është ekipi i ndërmarrjes publike “Tetova Transport” që do të menaxhojë transportin urban. Drejtori ndërmarrjes thotë se ka edhe shumë punë tjera që duhen bërë, por sipas tij e rëndësishme është se autobusët tashmë janë në shërbim të qytetarëve.

“Vërtetë një kënaqësi e madhe sidomos për ne si këshilltarë që kemi kontribuar tej mase që të jemi sot këtu ku jemi, shpresoj që qytetarët do t’i shfrytëzojnë për transportin e tyre dhe shpresojmë që t’i ruajmë që të jenë me jetë gjatë”, deklaroi Bekim Memeti, kryetar i Këshillit Komunal – Tetovë.

“Në periudhën që vjen kemi përpara shumë sfida por më shumë janë çështje administrative, por edhe teknike, si dhe me vendosjen e linjave të tjera, me pastrimin e rrugëve dhe një nga sfidat ishte me SPB Tetovë se si të pastrohen rrugët dhe në një kohë të caktuar të mbërrijnë nga një stacion tek një stacion tjetër”, tha Darko Spirovski, drejtor i “Tetova Transport”.