Fillon faza çerekfinale e Botërorit 2022

TË FUNDIT

Pas dy ditëve të lira të Botërorit të FIFA-s në Katar, sot vazhdojnë emocionet me dy ndeshjet e para të fazës çerekfinale.

Programin çerekfinal të Botërorit do ta hapin Kroacia dhe Brazili me duelin në Al Rajan të planifikuar për në orën 16:00. Brazilianët hyjnë në këtë ndeshje si favoritë të mëdhenj, por edhe Kroacia ka atutë.

Në fazën e grupeve, Brazili mundi Serbinë dhe Zvicrën, ndërsa humbi ndaj Kamerunit. Në një të tetën e finales, “karriokët” ishin bindës ndaj Koresë së Jugut (4:1).

Kroacia arriti në çerekfinale vetëm me një fitore (kundër Kanadasë 4:1), ndërsa në fazën e grupeve luajti barazim me Marokun dhe Belgjikën, si dhe me Japoninë në fazën e 16-të. Japonezët i eliminoi pas ekzekutimit më të mirë të penalltive.

Në ndeshjen e dytë çerekfinale, sonte në ora 20:00 në Lusair takohen Argjentina dhe Holanda.

Holandezët e mundën Senegalin dhe Katarin në fazën e grupeve dhe u barazuan me Ekuadorin. Ata ishin më të suksesshëm se SHBA-ja në çerekfinale.

Argjentina, pas disfatës strategjike nga Arabia Saudite, lidhi tri fitore – Meksikën, Poloninë dhe Australinë.