Fillon cikli i ri i përfaqësueses së futbollit! Malta kundërshtari i parë i Maqedonisë në kualifikimet euro 2024

TË FUNDIT

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll është gati për fillimin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian  i cili do të luhet në vitin 2024. Kundërshtari i parë do të jetë Malta.

Brenda ekipit atmosfera është pozitive për këtë duel ndaj një kundërshtari që llogaritet si outsider. Mirëpo, roli i favoritit do të duhet të konfirmohet në fushë, thotë trajneri Blagoja Milevski.

E futbollisti Stefan Ristovski u shpreh i kënaqur që trajneri më në fund i ka në dispozicion të gjithë lojtarët dhe se Maqedonia duhet ta shfrytëzojë shansin për të fituar, sepse e hap këtë cikël në shtëpi.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Maltës do të luhet më 23 mars në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim nga ora 20:45.

“Sigurisht që analizat që bëmë ishin nga katër ndeshjet e fundit të rivalit, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të jetë kështu edhe në ndeshjen e ardhshme sepse ata kanë një trajner të ri, por lojtarët janë ata. Bëhet fjalë për përfaqësuese cilësore, me karakteristika cilësore individuale të lojtarëve. Ne kemi respekt maksimal për kundërshtarin, por do të theksoj se gjithçka që do të ndodhë në ndeshje varet në masën më të madhe nga ne”, tha Bllagoja Milevski – Seleksionues .

“Për ne, ky kundërshtar është perfekt që ne t’i nisim kualifikueset me fitore dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për momentin. Kemi përfaqësuese cilësore, dy favoritë madje për të fituar kampionatin europian. Hap pas hapi shkojmë për ta nisur nesër me tre pikë, të cilat do të na japin motivim për ndeshjet e radhës”, theksoi Stefan Ristovski – futbollist .