Në rajonet ukrainase nën kontrollin rus sot në mëngjes filloi votimi i referendumit për përfshirje drejt Rusisë, transmeton Beta.
Autoritetet separatiste e paralajmëruan referendumin në Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporozhje pas kundërofensivës së ushtrisë ukrainase e cila ktheu disa pjesë të territorit në javët e fundit.
Votimet, të cilat duhet të zgjasin deri më 27 shtator, filloi sot në mëngjes në ora 5:00 sipas Griniçit.
Presidenti rus Vladimir Putin shpalli pavarësi në Republikën Popullore të Donjecut (RRD) dhe Republikës Popullore të Luhanskut (RPL) menjëherë para fillimit të ofensivës në Ukrainë.
