Filloi vaksinimi i qytetarëve të Kërçovës. Personat që do të vaksinohen në Kërçovë janë të moshës mbi 77 vjeç. Qytetarët fillimisht i mbushnin formularët me ndihmën e motrave medicinale dhe më pas prisnin radhën e vaksinimit në bazë të terminit.
Ky i moshuar po priste rendin që të vaksinohej dhe tha se nuk ka frikë.
“Njerëzit kanë shkuar në Beograd, nëse ka erdh këtu vaksina pse të mos e marrim“, u shpreh ky qytetar.
Pasi hyri brenda për të marrë vaksinën e priti mjekja e cila e pyeste për terapinë që merr dhe për shëndetin e tij.
Mjekja: A pranoni ndonjë ilaç nga transfuziologjia me skemë që janë?
Qytetari: Jo.
Mjekja: A keni alergji nga ndonjë ilaç?
Qytetari: Deri më tani jo.
Mjekja: A keni pranuar ndonjë vaksinë 14 ditët e fundit?
Qytetari: Jo.
Personat që vaksinoheshin qëndronin 30 minuta në afërsi të pikës së vaksinimit për të qenë më afër mjekëve në rast të ndonjë efekti anësorë. Personat që u vaksinuar pas 30 minutave thonë se ndjehen mirë dhe nuk kanë dhimbje.
“Nuk kam dhimbje(ngjitje). Nuk dhëmb aspak”, deklaroi ky qytetar.
Një tjetër tha: “Gjithçka është në rregull, po kush e di, në rregull është. Nuk ka dhimbje asnjë dhimbje“.
Dhimbje nuk ndjeu aspak.
“Jo, jo nuk kam dhimbje ende”, tha i vaksinuari.
Mjekja e cila udhëhiqte vaksinimin sot në Kërçovë, tha se gjithçka po zhvillohet sipas rregullës dhe termineve dhe se nuk kanë pasur raste që dikush të ketë efete anësore nga vaksina.
“Sot është dita e parë e vaksinimit kundër koronavirusit, pjesëmarrja është e mirë, filluam nga ora 8 me terminët do të vazhdojmë deri në pra 16. Pjesëmarrja është e mirë të gjithë që janë në aplikacionin “Termini im” të gjithë janë paraqitur”, deklaroi kjo mjeke.
Ditën e martë në Kërçovë arritën 500 vaksina “AstraZeneca”. Vaksinimi duhej të fillonte ditën e mërkurë, por për shkak të listave të cilat nuk i kishin përgatitur mjekët amë vaksinimi filloi sot dhe do të vazhdojë edhe ditët në vijim.
