Në Holandë, me vonesë të vogël krahasuar me vendet tjera – anëtare të BE-së, sot filloi procesi i vaksinimit.
Infermieria Sana Elkadiri, 39 vjeç, e cila kujdeset për njerëzit me demencë në një shtëpi pleqsh, është personi i parë që vaksinohet kundër koronavirusit në Holandë. Ajo mori vaksinën Fajzer / BioNTek dhe tha se nuk hezitoi të vaksinohej.
Ministri holandez i Shëndetësisë Hugo de Jong gjatë vaksinimit tha “Ky është fillimi i fundit të krizës”.
Populli holandez reagoi fundjavën e kaluar pasi vendi ishte ndër të fundit në BE që vendosi të fillojë vaksinimin, kurse kryeministri Mark Rute tha se vaksinimi ishte për shkak të “problemeve logjistike”.
“Problemi kryesor ishte që ne e morëm vaksinën më herët sesa prisnim. Ishte një vaksinë ndryshe nga sa prisnim, kështu që fleksibiliteti nuk ishte i mundur”, tha kryeministri Rute.
