Filloi vaksinimi masiv në “Boris Trajkovski”! Do të vaksinohen 4000 deri në 7000 persona në ditë?!

TË FUNDIT

Filloi vaksinimi masiv në sallën “Arena 1 Boris Trajkovski” kundër Kovid-19 me të punësuarit në MPB, Armatë, persona mjekësorë, gazetarë, në prokurori, në gjykata, vozitës të NPQ “Shkup”, zjarrfikësit, edukatoret dhe të punësuarit nëpër çerdhe. Vaksinimi do të kryhet çdo ditë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20. Vaksinimi kryhet me vaksinat “Sputnik V” në 48 pika vaksinimi që vendi i mori si donacion prej 20 mijë dozave nga Serbia. Për fillim, mesatarisht planifikohet të vaksinohen 4 mijë persona në ditë, e më pas edhe deri në 7 mijë në ditë.

 “Jam e përfshirë në vaksinimin masiv, sot gjithçka vijoi në rend më të mirë, nuk kishim asnjë problem, kishim interesim të lartë për vaksinim, shpresoj dhe në ditët e ardhshme do të jetë ashtu. Si punëtorë shëndetësor u rekomandoj gjithë qytetarëve që të vaksinohen që ta fitojmë këtë të keqe”, tha Sabina Starova.

Më të pranishëm dhe të interesuar për vaksinim ishin punëtorët shëndetësor. Apelojnë deri te qytetarët të vaksinohen, duke shpjeguar se për momentin kjo është rrugëdalja e vetme nga Kovid kriza dhe se vaksina nuk mund të jetë më e rrezikshme se virusi për shëndetin e njerëzve.

A kishit dilema nëse duhet të vaksinoheni dhe cilën vaksinë do e merrni?

“Nuk ishim në dilemë, për vaksinën ndoshta ishim por vendosëm të vaksinohemi. Unë e kam kaluar virusin, por vendosa të vaksinohem për shkak se çdo ditë jam në kontakt me pacientë. Gjithashtu mbrojmë edhe pacientët e jo vetëm ne të mbrohemi”.

A kishit dilema nëse duhet të vaksinoheni?

“Jo”.

Në lidhje me vaksinën, me cilën vaksinë jeni vaksinuar?

“Jo, cila do qoftë, bëhet fjalë për shëndetin”.

A u vaksinuat?

“Po, po, u vaksinova”.

Jeni punëtorë shëndetësor?

“Spitali i përgjithshëm Strugë, reparti kirurgjik. Mezi prita vendimin për tu vaksinuar për shkak se përfitimet nga vaksina janë shumë më të mëdha nga vetë sëmundja”.

Pas pauzës këtë fundjavë, sot shtëpitë shëndetësore vazhdojnë me vaksinimin e personave mbi 77 vjet me vaksinën e Astra Zeneka. Deri më tani janë vaksinuar 3000 persona më të vjetër se 77 vjeç dhe 7000 punëtorë shëndetësorë.