Në Maqedoni të Veriut ka filluar procesi i vaksinimit. Por, edhe pse paraprakisht ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kishte deklaruar se do të vaksinohet i pari, kjo nuk ndodhi sot. Të parët që u vaksinuan ishin personeli mjekësor i Klinikës Infektive dhe Gjendje Febrile.
“Nuk dua të zë vend në dozat e para që janë në numër për kolegët të cilët punojnë drejtpërdrejt me pacientët dhe sigurisht do të vaksinohem në njërën nga grupet e ardhshme që do të vijnë. Kjo bëhet me qëllim që t’u tregoj qytetarëve, se kjo është ajo që duhet ta bëjnë”, tha Filipçe, transmeton TV21.
Ka deklaruar se personel mjekësor planifikohet të vaksinohet për 10 ditë.
“Për 10 ditë parashihet se do të jemi ndër shtetet e vetme në Evropë në të cilën do të vaksinohen të gjithë punonjësit mjekësor të cilët punojnë me pacient të infektuar me Covid”, tha Filipçe.
Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë javës së ardhshme pritet të arrijë edhe sasia e mbetur e donacionit nga Serbia, për çfarë vaksinat kineze do të arrinë kah fundi i Shkurtit.
Parashihet që brenda ditës të vaksinohen 2 deri 4 mijë persona.
