Ka filluar seanca e Këshillit të Sigurimit, ku diskutohet për vazhdimin e tretë të mundshme të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të krizës së koronavirusit. Propozimi për vazhdim të tretë të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila skadon nesër, është dorëzuar deri tek Këshilli nga ana e Qeverisë, ndërsa ajo paraprakisht ka dalë sot me pozicion se do të kërkojë nga presidenti Stevo Pendarovski edhe 30 ditë të tjera të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Në seancën e sotme të 53-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut solli konkluzion që të parashtrojë propozim deri tek presidenti i Republikës së Maqedonisë të Veriut me raport mbi aktivitetet e ndërmarra deri më tani nga institucionet shtetërore, me të cilat argumentohet se trajtimi i suksesshëm i koronavirusit në vend kërkon gjendje të jashtëzakonshme edhe në 30 ditët e ardhshme”, është pjesë e konkluzioneve të seancës së sotme të 53-të të Qeverisë./MIA
