Në qytetin e Kërçovës filloi parkimi me pagesë.
Qytetarët që parkoheshin paguanin përmes SMS porosive.
Disa kërkonin ndihmë nga kalimtarët e rastit ose lajmëroheshin në numrin e telefonit në fletushkat informuese që ishin vendosur nëpër vetura.
“Në qytetin e Kërçovës ka filluar parkimi me pagesë. Janë tre zona, zona A, zona B dhe zona C. Në zonën A, 1 orë është 30 denarë, në zonën B një orë është 20 denarë dhe në zonën C një orë është 10 denarë. Pritet të shihet se si do të shkojë ecuria e parkimit me pagesë në qytetin e Kërçovës”, raporton Salije Sadiku Pinjolli, gazetare e TV21.
Qytetarët që takuam duke u parkuar thanë se është vendim i drejtë dhe nuk është aspak shtrenjtë krahasuar me qytetet tjera të Maqedonisë-së.
Për momentin është duke funksionuar vetëm Zona A në bulevardin e qytetit, ndërsa pritet që këtyre ditëve të fillojnë me punë edhe Zona B dhe C.