Filloi masa e orës policore nga ora 16:00, Qytetarët: Masa e tillë është në dobi të qytetarëve

TË FUNDIT

Për dallim nga ditët tjera ora policore sot në mbarë vendin ka filluar që nga ora 16:00! Rrugët janë të zbrazura ndërsa nëpër rrugë  kalojnë vetëm makina policore për të kontrolluara situatën.

1 orë para orës policore vetura të shumta kalonin nëpër qytet për tu kthyer në shtëpitë e veta. E disa të tjerë me biçikleta për të ikur më shpejtë. Ulëset në sheshin e Shkupit veç më ishin zbrazur. Tv21 pyeti disa  qytetarë se çka mendojnë për orën policore prej orës 16.

Qytetare: “Faleminderit , nuk kemi kohë, po shpejtojmë për tek autobusi.”

Qytetar: “Po duhet të jetë, nëse duam të bëjmë diçka duhet të jetë ashtu. Duhet njerëzit të jenë të disiplinuar. Të gjithë në fillim mendojmë se janë masa rigoroze por pastaj ambientohemi. Pak më vështirë është vikendi por do të mësohemi edhe me atë

Qytetar: “Duhet të vendoset dhe për më shumë orë policore që të qetësohet situate.”

Qytetare: “Mendoj se është mirë.”

Sipas masave të Qeverisë në fundjavë do të ketë orë policore tërë ditore për të gjithë qytetarët, gjegjësisht nga ora 16:00 e së premtes deri në ora 05:00 të mëngjesit të së hënës. Gjithashtu sipas vendimit të Qeverisë, personat mbi moshën 67 vjeçare prej sot mund të dalin jashtë në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12:00, ndërsa për të rinjtë deri nën moshën 18 vjeç ndalohet lëvizja gjatë gjithë ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00. Ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në vende publike dhe hapësira publike në grupe më të mëdha se dy persona, me ç’rast është e lejuar prindi të jetë në grup më të madhe me fëmijët e tij deri në 14 vjeç.