Në bankat shkollore për të dhënë provimin e maturës shtetërore u ulën 15.620 maturantë në gjithë Maqedoninë. Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve 6.750 janë maturantë të arsimit të mesëm, 8.598 nga arsimi i mesëm profesional dhe 272 nga arsimi i mesëm artistik.
Ministri i arsimit Jeton Shairi nga Struga i falënderoi punonjësit e Qendrës Shtetërore të Provimeve të cilët e mundësuan mbajtjen e provimit, pasi të njëjtët paraprakisht kërcënuan me grevë për shkak pagave të vogla.
“Fëmijët do te kenë dy provime eksterne dhe dy interne si dhe detyrën projektuese dhe dua të shfrytëzoj rastin dhe mundësinë që t’i falënderoj të punësuarit e qendrës për provime shtetërore të cilët u kyçën në procesin përgatitjes së maturës shtetërore dhe mendoj se ky angazhim i tyre është fal maturantëve sepse nuk duhej që të vonohej matura shtetërore në asnjë moment”, tha Jeton Shaqiri-ministër i Arësimit.
E sa i takon grevës dhe protestave të sindikatës së SASHKU-t edhe të Sindikatës së Pavarur të arsimit ai tha se të njëjtat do t’i ftoj në takim për tu marrë vesh dhe për tua kumtuar disa informacione.
“Të gjithë mësimdhënësit e klasës së gjashtë do të kenë të njëjtin fond të orëve në bazë të organizimeve të cilat do të përgatiten dhe në bazë të normativave të cilat do ti dorëzojmë, biroja për zhvillimin arsimit. Por gjithsesi pas udhëtimit zyrtarë të cilin e kam në Komisionin Europian për hapjen e kapitullit të arsimit, ditën e enjte dhe të premte do t’i ftoj të dy përfaqësuesit edhe të sindikatës së SASHKU-t edhe të Sindikatës së Pavarur të arsimit e cila ishte pjesëmarrëse në këtë grevë për t’i shpjegua këto të dhëna”, deklaroi Jeton Shaqiri-ministër i Arësimit.
Edhe maturantët kanë protestuar disa herë para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar nga autoritetet që t’ua lehtësojnë provimin e maturës shtetërore, pasi siç deklaruan ata, janë brezi më i dëmtuar që nuk ka kaluar asnjë vit shkollor pa asnjë ndërprerje. MASh pranoi kërkesën e Unionit për uljen numrit të pyetjeve në testin e gjuhës amtare. Dhënia e provimit të dytë ekstern nga matura është planifikuar për në datën 10 qershor.
