Analizë e klastereve sipas Ministrit Venko Filipçe, tregon se pothuajse të gjitha rastet e reja janë rezultat i tubimeve ose festimeve, që janë zhvilluar saktësisht përpara 2 javëve. Piku dhe vala e re e virusit korona është rezultat i mosrespektimit të masave. – Tha Ministri i Shëndetësisë.
“Rreth 65% e rasteve aktive në Shkup janë nga raste të njohura, 90% i përkasin 41 klastereve. Situata është e ngjashme edhe në 3 rajonet e tjera kritike” – tha Ministri.
Ora policore këtë fundjavë ndihmoi lehtësimin e qasjes në testime. Shumë pacientë kanë një pasqyrë të butë klinike ose janë asimptomatike. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, vetëm 8 janë në ventilim mekanik.
