Filipçe propozon masa të reja lehtësuese

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për media ka njoftuar për masat e reja që me Komisionin për sëmundje infektive kanë propozuar deri në Qeveri. Filipçe thotë se sipas analizave dhe projektimeve janë  krijuar kushte për zbutje të masave restriktive si p.sh të masës për  lëvizje por kjo do të bëhet në llogari të ngritjes së masave për mbrojtje personale.

“Sipas analizave dhe projekteve të fundit, vendi jonë me sukses po amortizon përhapjen e pandemisë. Kemi rritje lineare të numrit të pacientëve. Sistemi shëndetësorë me sukses po përballet tretmanin e të infiktuarve. Analizat e fundit flasin se janë krijuar kushte për lehtësim të masave restriktive për lëvizje duke ngritur masat për mbrojtje personale.”

Propozimi është që të bëhën ndryshim të orës policore.Ora policore të fillojë  nga ora 19 e me këtë qytetarët do të kenë orë plotësuese për të kryer detyrimet e tyre.

Për qytetarët në moshën mbi 67 vjeçe mund të lëvizin nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 12.00, ndërsa për të rinjtë deri në moshën 18 vjece, lëvizja e lirë do të jetë prej orës 13.00 deri ora 16.00.

Ora policore gjatë vikendeve të fillojë të shtunën në ora 13 dhe të përfundoj të hënën në ora 5 të mëngjesit.

Të vazhdoje ndalesa për grupime të qytetarëve. Qytetarët do të duhet të mbajnë mjete për mbrojtje personale në hapsirat e mbyllura por edhe në hapësirat e hapura në rast se nuk mund të realizohet distanca sociale prej dy metra.