Filipçe: Po përballemi me një valë më të fortë se e para, të gjithë të japim kontribut për parandalim të përhapjes së COVID-19

TË FUNDIT

Прес-конференција на министерот Венко Филипче и д-р Фабио Скано од СЗО Европа

Прес-конференција на министерот Венко Филипче и д-р Фабио Скано од СЗО Европа

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 25. Juni 2020

Për momentin vendi ynë po përballet me valë të virusit më të fuqishëm  se ai i pari si pasojë e lehtësimit të masave, por më shumë si pasojë e një seri ngjarjesh, tubimet familjare dhe festat në të cilat nuk u respektuan  masat e rekomanduara për mbajtje të maskës, distancës, dezinfektimit dhe larjes së shpeshtë  të duarve. Shumë herë deri tani e dërgoj këtë porosi te qytetarët se këto janë masa universale  gjithkund në botë dhe për momentin mënyra e vetme për ta mbrojtur veten, familjet tona, miqtë, gjithsesi edhe punonjësit shëndetësor, por edhe sistemin shëndetësor në përgjithësi.

Këtë sot në konferencën për shtyp e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se sistemi ynë shëndetësor  në këtë moment është tërësisht i përshtatshëm ndaj gjendjes së re, çdo ditë e ndjekin gjendjen e kapaciteteve spitalore, të kuadrit mjekësor dhe në bazë ditore sipas nevojave bëjmë edhe përshtatje, rotacione të punonjësve shëndetësor me qëllim që të përgjigjemi në këtë sfidë.

“Por, më e rëndësishme është mbështetja e qytetarëve, respektimi i tërësishëm i masave dhe solidariteti.  Nëse këtë e kemi shumë shpejtë  do ta tejkalojmë këtë gjendje. Tani kur në tërësi gradualisht kthehemi drejt aktiviteteve të rregullta të jetës më shumë se kurrë e rëndësishme është ta japim  kontributin tonë në parandalimin e  përhapjes së virusit. Të gjithë jemi së bashku në këtë betejë dhe secili nga ne  është i rëndësishëm”, potencoi Filipçe në konferencën për shtyp.

Ai potencon se kanë mbajtur mbledhje me Komisionin për Sëmundje Infektive, Institutin për Shëndet Publik, Qendrat për shëndet publik dhe disa  institucione shëndetësore publike, me laboratoritë  ku bëhet diagnoza e virusit,  në të cilat kanë biseduar për  përvojën e deritanishme në luftën me virusin, aktivitetet dhe masat  të cilat deri tani ishin ndërmarrë edhe për hapat e ardhshëm  për ballafaqim me epideminë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, theksoi Filipçe, është partneri ynë strategjik i përgjithshëm  në shumë segmente në shëndetësi, ndërsa ende më shumë tani  prejse edhe ne përballemi  me këtë sfidë të madhe  shëndetësore botërore.

“Përfaqësuesja e OBSH-së në Shkup, Xhihan Tavila gjithë këto katër muaj  jep mbështetje të madhe  për sistemin tonë në ballafaqimin  me virusin  për çka dua të shpreh  falënderim të madh. Zyra lokale e OBSH-së është në komunikim të përditshëm me Ministrinë e Shëndetësisë, me anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive, si dhe me shumë faktorë tjerë në këtë proces. Kjo mbështetje në konsultime, rekomandime, donacione  të cilën e marrim  nga OBSH  përveç asaj na jep  edhe mirënjohje për përpjekjet, punën e palodhshme të punonjësve shëndetësor, institucionet dhe autoritetet në ballafaqimin me virusin”, tha Filipçe.

Prej në fund të janarit OBSH shpalli gjendje të jashtëzakonshme, potencoi ministri, e intensifikojmë  këtë  komunikim të ndërsjellë, i ndërmarrim të gjitha masat dhe rekomandimet të cilat  i dha institucioni dhe e ngritëm nivelin e  zgjuarsisë  në nivel më të lartë madje edhe para  se ta  regjistrojmë  rastin e parë në vendin tonë.

“Në periudhën  në vijim vendosëm  masa të dimensionuara me qëllim që ta mbrojmë  shëndetin e qytetarëve dhe ta amortizojmë goditjen  ndaj  sistemit tonë shëndetësor, rregullisht informojmë për statistikën,  vazhdimisht  shpërndajmë rekomandime dhe informata tjera të rëndësishme,  që ta ngritim  vetëdijen  në bashkësinë  për virusin, praninë e tij dhe masat për mbrojtje të qytetarëve”, shtoi Filipçe në konferencën për shtyp në të cilën mbajti fjalim edhe  këshilltari  i drejtorit rajonal të OBSH-së për Evropë Fabio Skano./MIA