Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se për momentin nuk mendohet për vendosje të masave plotësuese, si dhe për zvogëlim të kohëzgjatjes së orës policore që është në fuqi.
“Konsiderojmë se nuk ka hapësirë për ndonjë masë shtesë në cilindo qytet, sepse nëse respektohen këto masa ato do të jenë tërësisht të mjaftueshme. Për masa shtesë nuk mendohet”, theksoi Filipçe.
Ai, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth asaj nëse planifikohet zbutje e masave të tanishme, sepse krijohet rrëmujë në markete dhe banka, tha se nuk mendohet për zvogëlim të masave rrigoroze në kohën më të shkurtër.
Filipçe potencoi se edhe pas heqjes së masave me siguri nuk do të jetë mënyra e funksionimit e njëjtë, për shkak se, siç theksoi, në atë skenar jashtëzakonisht i lartë është rreziku të paraqitet kulmi i papritur i rasteve të reja të cilët ne madje tani me këto masa me sukses i amortizojmë.
Në lidhje me pyetjen nëse mendohet për mbyllje të qyteteve, sepse tashmë vërehet se qytetarët planifokojnë tubime nëpër shtëpitë e uikendit dhe për planifikimin e zbutjes së masave kah mesi i muajit maj, duke e marrë parasysh atë se në atë periudhë është Ramazani dhe festa e Bajramit, Filipçe u përgjigj se indikatorët mjekësor do të tregojnë se kur duhet të hiqen masat.
“Gjithsesi do të vlerësojmë, për ne indikacionet për zbutje të masave do të jenë kur piku të kalojë dhe kur do të zvogëlohet numri i pacientëve, me ç’rast sikur që tani planifikojmë të bëjmë për Dibrën, me siguri se do të kemi edhe analizë plotësuese të tërësishme edhe për disa rajone. Ne jemi popull që dëshiron të shoqërohet pa dallim të asaj nëse ka ose jo festa aktuale, gjithmonë njerëzit gjejnë arsye për të qenë së bashku dhe mendoj se do t’u përmbahemi indikacioneve mjekësore nëse duhet dhe kur duhet masat të lirohen”, tha Filipçe.
Ministri paralajmëroi zbatim të skriningut në Dibër duke e marrë parasysh që atje më nuk ka raste të reja, ndërsa të gjithë pacientët po shërohen, për çka do të shfrytëzohet donacioni prej 20.000 testeve për skrining të antitrupave.
“Do të bëjmë një skrining në shifër prej 20-30 për qind nga popullata e tërësishme në rajonet në të cilat deri tani kishte masa rrigoroze të lëvizjes të vendosura prej para situatës së jashtëzakonshme me çka duam të bëjmë skrining të popullatës dhe të vlerësohet imuniteti, që do të jetë shembull i shkëlqyer për atë se çka mund të presim edhe në nivel të tërë shtetit në atë moment kur të vendosim se duhet të bëhet skrining i tillë me antitrupa sipas kohës së epidemisë, përkatësisht koha në të cilën gjendemi në krizën epidemiologjike”, potencoi Filipçe./MIA
